Kosova dhe Omani diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik
Prishtinë, 14 tetor 2026 – Mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit, me fokus në sektorët e energjisë dhe minierave, ishin në qendër të takimit ndërmjet Zëvendësministrit të Ekonomisë, Getoar Mjeku, dhe Sheikh Abdul Aziz bin Abdullah Al Hinai, Ministër dhe Ambasador i Posaçëm i Sulltanatit të Omanit.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen përvoja dhe njohuri lidhur me zhvillimin e sektorit të energjisë, praktikat e mira dhe qasjet për adresimin e sfidave në këtë fushë.
Po ashtu, diskutuan mundësitë për identifikimin e fushave me interes të përbashkët dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat.
Takimi shërbeu për të shqyrtuar perspektivat e bashkëpunimit në sektorët përkatës dhe për të theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Pjesë e delegacionit të Omanit ishin: MaluLlah bin Mahmoud Al-Belushi, Ambasador i Sulltanatit të Omanit në Budapest, dhe Mohamed Abdullah Bathir Al-Kindi, Këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sulltanatit të Omanit.





