Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit dhe Ujitjes në Pejë të gatshme për të ndihmuar

Prishtinë, 25.06.2023- Në mbështetje të qytetarëve të prekur nga fatkeqësia natyrore e cila ndodhi në Pejë, Ministria e Ekonomisë (ME) është në bashkërendim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave për t’u bërë ballë përmbytjeve.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” dhe Kompania Rajonale e Ujitjes “Drini i Bardhë” janë angazhuar për të parandaluar dhe për të sanuar dëmet.

KRU Hidrodrini ka njoftuar se ka furnizim stabil me ujë e gjithashtu është siguruar edhe furnizimi me energji elektrike.

ME ka vënë në gjendje gatishmërie ndërmarrjet publike që sipas nevojës dhe mundësisë të ndihmojnë në tejkalimin e situatës.

Stafi i Ministrisë së Ekonomisë shpreh ngushllimet më të sinqerta për  viktimat e kësaj fatkeqësie natyrore si dhe të gjithë të lënduarve ju uron shërim të shpejtë.