Kërkesë për ofertim

Ministria e Ekonomisë – Projekti i Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE) fton ofertat e vulosura nga Ofertuesit e kualifikuar për Blerje/instalim të pajisjeve të rrjetit të brendshëm dhe lidhjes për shkollat në komunat e Kosovës.

Ofertimi do të vlerësohet ashtu siç specifikohet në “Rregulloret e Prokurimit për Huamarrësit IPF” të Bankës Botërore dhe është e hapur për të gjithë ofertuesit e kualifikuar siç përcaktohet në Rregulloren e Prokurimit.

Dokumenti i tenderit në gjuhën angleze mund të merret nga ofertuesit e interesuar me dërgimin e një kërkese me shkrim (e-mail) në mzhe.tik@rks-gov.net. Dokumentet do të dërgohen me e-mail.

Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme më ose përpara datës 15 shkurt 2024. Ofertimi elektronik nuk do të lejohet. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen publikisht në prani të përfaqësuesve të caktuar të Ofertuesve dhe kujtdo që zgjedh të marrë pjesë në adresën e mëposhtme më 15 shkurt 2024 në ora 14:00 me kohën e Kosovës.

Adresa: Ministria e Ekonomisë – Projekti i Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE), Rr. Nënë Tereza, nr. 36, 10000, Prishtinë, Kosovë

https://kodeproject.org/…/Invitatation-for-Bids…