Hapet Thirrja e Dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët

Thirrja e Dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë  për qytetarët  (PDF)

Nr.03/2022
Data: 18.11.2022

                                                                                                                 

THIRRJE PUBLIKE

PËR SUBVENCIONIM TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË
PËR QYTETARËT

Që nga viti 2021, kriza energjetike nëpër të cilën po kalon Evropa ka përkeqësuar situatën me furnizim të qëndrueshëm me energji edhe për qytetarët e Kosovës. Mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme të prodhimit të brendshëm të energjisë, varësia nga importi e rritja enorme e çmimeve të energjisë në tregun ndërkombëtar vështirëson edhe më tej situatën, duke shkaktuar jo vetëm reduktime të shpeshta të energjisë, por edhe rënie të tensionit dhe probleme tjera të rrjetit. Një situatë e tillë vlerësohet që pengon edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke shkaktuar rrjedhimisht kosto të larta për ekonomitë familjare e biznese.

Sipas statistikave, konsumatori më i madh i energjisë në Kosovë është sektori rezidencial, i cili kontribuon me rreth 40% në konsumin final të saj. Ulja e konsumit përmes rritjes së efiçiencës së energjisë ndikon në reduktimin  e kërkesës për energji, e cila vazhdon të rritet dukshëm në Kosovë gjatë sezonës së dimrit dhe ngrohjes, duke qenë se një numër i konsiderueshëm i amvisërive përdorin energjinë elektrike për ngrohje.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike  dhe (ii)  rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë.

 

  1. PAJISJET TË CILAT DO TË SUBVENCIONOHEN
  • Pompë termike
  • Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)
  • Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)
  • Stufa individuale me biomasë

2 . KRITERET TEKNIKE DHE TË PËRGJITHSHME

Në tabelën më poshtë mund të gjeni kriteret për aplikim, kriteret teknike, vlerën e subvencionit dhe sqarimet shtesë për secilën prej pajisjeve që do të subvencionohen.

 

Tabela 1.0

PAJISJA KRITERET PËR APLIKIM

 

KRITERET TEKNIKE TË PAJISJES VLERA E SUBVENCIONIMIT SQARIME SHTESË
Pompë termike a.                Shtëpia juaj ngrohet me energji elektrike (Konsumi mujor i energjisë elektrike ka qenë mbi 800 kWh për së paku njërin nga muajt Nëntor 2021 – Mars 2022)[1]

b.                Për konsumatorët e rinj në shtëpi përjashtohet kriteri i konsumit të energjisë elektrike 800kWh, (Konsumator i ri sipas kësaj thirrje konsiderohen konsumatorët e regjistruar si konsumator në KESCO nga data 01.11.2021 e deri me datën 31.10.2022).

c.                Shtëpia juaj nuk ka qasje në ngrohje të qytetit ose në ngrohje kolektive

d.               Shtëpia juaj është e termoizoluar [2]

e.                Shtëpia juaj ka të instaluar sistemin qendror të ngrohjes. (Rrjetin e brendshëm të ngrohjes, radiatorët, etj).

a.       Shkalla e performancës/efiçiencës të jetë minimum A++

b.      Koeficienti i performancës së pompës termike të jetë 4.2 ose më i lartë

c.       Koeficienti i performancës sezonale të jetë 3.2 ose më i lartë

 

d.      Çertifikata e  performancës së pajisjes –CE

 

30% e vlerës investive dhe jo më shumë se 2500.00 €

 

Subvencionimi përfshin vetëm vlerën investive për blerjen e pajisjes (pa përfshirë koston shtesë të instalimit apo pajisjeve përcjellëse të nevojshme)

Për arsye teknike, kjo pajisje është e aplikueshme vetëm për shtëpi (vetëm një pajisje).

Pompë termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente) a.                Shtëpia/banesa juaj ngrohet me energji elektrike (Konsumi mujor i energjisë elektrike ka qenë mbi 800 kWh për së paku njërin nga muajt Nëntor 2021 – Mars 2022)[3]

b.                Për konsumatorët e rinj në banesa/shtëpi përjashtohet kriteri i konsumit të energjisë elektrike 800kWh, (Konsumator i ri sipas kësaj thirrje konsiderohen konsumatorët e regjistruar si konsumator në KESCO nga data 01.11.2021 e deri me datën 31.10.2022)

c.                Shtëpia/banesa juaj nuk ka qasje në ngrohje të qytetit ose në ngrohje kolektive.

d.               Banesa juaj ka njërën nga masat e efiçiencës së energjisë (izolim të mureve me material termoizolues stiropor/lesh guri ose ka dritaret kornizë PVC/alumin me së paku dy shtresa xhami).

e.                Shtëpia juaj është e termoizoluar[4].

a.       Shkalla e performancës/efiçiencës të jetë minimum A++

b.      Të plotësojë një nga kriteret e mëposhtme:

 

·         Koeficienti i performancës së pompës termike ajër-ajër inverter të jetë 4.0 ose më i lartë, ose;

·         Në katalog të pajisjes të shënojë që pajisja është e tipit inverter.

c.       Çertifikata e performancës së pajisjes–CE

Për qytetarët që jetojnë në banesa dhe që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I & II) do të subvencionohet 60% e vlerës investive, dhe jo më shumë se 550.00 €

Për të tjerët: 40% e vlerës investive, dhe jo më shumë se  400.00 €

Për nënat vetushqyese: 60% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 550.00

 

Subvencionimi përfshin vetëm vlerën investive për blerjen e pajisjes (vetëm një pajisje).

Kjo pajisje është e aplikueshme për shtëpi dhe banesa.

 

 

 

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) a.                Shtëpia juaj ngrohet me energji elektrike (Konsumi mujor i energjisë elektrike ka qenë mbi 800 kWh për së paku njërin nga muajt Nëntor 2021 – Mars 2022)[5]  

b.                Shtëpia juaj nuk ka qasje në ngrohje të qytetit ose në ngrohje kolektive

c.                Për konsumatorët e rinj në shtëpi përjashtohet kriteri i konsumit të energjisë elektrike 800kWh, (Konsumator i ri sipas kësaj thirrje konsiderohen konsumatorët e regjistruar si konsumator në KESCO nga data 01.11.2021 e deri me datën 31.10.2022).

 

a.       Çertifikatë që dëshmon se shkalla e shfrytëzimit është minimum 80% (vlen për kaldajën me pelet dhe briket).

b.      Çertifikatë që dëshmon se shkalla e shfrytëzimit është minimum 70% (vlen vetëm për kaldajën me dru me efiçiencë lartë).

 

70% e vlerës investive, dhe jo më shumë se 1200.00 €.

 

 

Subvencionimi përfshin vetëm vlerën investive për blerjen e pajisjes (pa përfshirë koston shtesë të instalimit apo pajisjeve përcjellëse të nevojshme).

Për arsye teknike, kjo pajisje është e aplikueshme vetëm për shtëpi (vetëm një pajisje).

 

Stufa individuale me biomasë

 

  a.       Për stufat individuale me biomasë nuk ka kriter teknik.

 

Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I & II) do të subvencionohet 90% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 560.00

Për nënat vetushqyese: 90% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 560.00

Për të tjerët: 70% e vlerës investive, dhe jo më shumë se  435.00

 

Subvencionimi përfshin vlerën investive për blerjen e pajisjes dhe pajisjet e nevojshme për funksionalizimin e saj (lidhjen me oxhak).

Kjo pajisje është e aplikueshme për shtëpi dhe banesa (vetëm një pajisje).

 

Fusnotat:
[1] Në formularin për aplikim online e-Kosova, aplikantit do t’i kërkohet të shënojë shifrën e konsumatorit të faturës së energjisë elektrike (sipas faturës së Kesco), dhe përmes shifrës së konsumatorit nga kompania Kesco do të merren informatat mbi shpenzimet e konsumit të energjisë elektrike
[2] Izolim i mureve me material termoizolues stiropor/lesh guri dhe dritaret me kornizë PVC/alumin me së paku dy shtresa xhami
[3] Në formularin për aplikim online e-Kosova, aplikantit do t’i kërkohet të shënojë shifrën e konsumatorit të faturës së energjisë elektrike (sipas faturës së Kesco), dhe përmes shifrës së konsumatorit nga kompania Kesco do të merren informatat mbi shpenzimet e konsumit të energjisë elektrike
[4] Izolim i mureve me material termoizolues stiropor/lesh guri dhe dritaret me kornizë PVC/alumin me së paku dy shtresa xhami
[5] Në formularin për aplikim online e-Kosova, aplikantit do t’i kërkohet të shënojë shifrën e konsumatorit të faturës së energjisë elektrike (sipas faturës së Kesco), dhe përmes shifrës së konsumatorit nga kompania Kesco do të merren informatat mbi shpenzimet e konsumit të energjisë elektrike

3.MËNYRA E APLIKIMIT  PËR SUBVENCION


Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova.


Hapat për aplikim

Faza I

  1. Plotësoni formularin për aplikim online në platformën e-Kosova në linkun në vijim https://ekosova.rks-gov.net/420

Nëse aplikimi juaj është i suksesshëm ju do të njoftoheni menjëherë që jeni kualifikuar për këtë fazë dhe mund të vazhdoni me blerjen e pajisjes që keni përzgjedhur konform kritereve teknike të specifikuara në thirrje.

Faza II

Pas blerjes së pajisjes së përzgjedhur sipas kritereve të specifikuara në thirrje, ju mund të aplikoni për fazën II përmes platformës e-Kosova që të ju mundësohet përfitimi nga ky subvencion, duke ngarkuar dokumentet në vijim:

  1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);
  2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;
  3. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në thirrje  (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);
  4. Fotografi të numrit serik të pajisjes;
  5. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë);
  6. Për nënat vetushqyese për përfitim të subvencionit prej 90% për stufën individuale me biomasë dhe 60% për pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente) kërkohet të ngarkohet një dëshmi që konfirmon statusin e nënës vetushqyese.

Nëse faza II e aplikacionit tuaj vlerësohet pozitivisht nga Komisioni përkatës i Ministrisë së Ekonomisë, përmes platformës e-Kosova ju do të ftoheni për të nënshkruar Marrëveshjen e Subvencionimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe do të njoftoheni për datën dhe vendin e nënshkrimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ju do të pranoni subvencionin në xhirollogarinë tuaj.


Faza II  – Aplikimi nga përfituesit e skemës sociale (kategoria I & II)
Për aplikuesit që janë përfitues të skemës sociale (kategoria I & II), faza II është e ndarë në dy hapa.
Hapi 1: Para blerjes apo instalimit së stufës individuale me biomasë ose pompës termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente), aplikanti duhet të ngarkojë në platformën e-Kosova, dokumentet në vijim:

  1. Profatura – do të mundësohet vetëm për stufat individuale me biomasë dhe pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente)[6];
  2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;
  3. Dëshmi që vërteton mbështetjen e skemës sociale (kategoria I & II).

[6] Për qytetarët që jetojnë në banesa dhe janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I & II)


Nëse faza II e aplikacionit tuaj vlerësohet pozitivisht nga Komisioni përkatës i Ministrisë së Ekonomisë, përmes platformës e-Kosova ju do të ftoheni për të nënshkruar Marrëveshjen e Subvencionimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe do të njoftoheni për datën dhe vendin e nënshkrimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ju do të pranoni subvencionin në xhirollogarinë tuaj.

Hapi 2: Pas pranimit të subvencionit dhe blerjes së pajisjes duhet të përcjellen përmes e-mail adresës: akee@rks-gov.net dokumentet në vijim:

1.    Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);
2.    Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në Thirrje; (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);
3.    Fotografi të numrit serik të pajisjes;
4.    Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë).

Afati për aplikim
Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është deri me datën 25 Nëntor 2022. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 9 Dhjetor 2022.

Procedura e vlerësimit të aplikimeve
Aplikacionet e pranuara nga faza II do të vlerësohen nga një Komision i Ministrisë së Ekonomisë, i cili shqyrton nëse dëshmitë e ngarkuara në platformën e-Kosova janë konform kritereve të kësaj thirrjeje. Vetëm aplikimi që plotëson të gjitha kriteret do të pranohet për përpunim të mëtejmë.


E drejta për ankesë
Aplikantët të cilët vlerësojnë se aplikimi i tyre nuk është vlerësuar drejtë nga Komisioni përkatës i Ministrisë, mund të ushtrojnë të drejtën e Ankesës në afat prej 30 ditësh, konform Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA). Ankesa i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë si autoritet që ka publikuar Thirrjen në email adresën: akee@rks-gov.net.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në numrat e telefonit më poshtë nga ora 08:00 -16:00 nga e hëna deri të premten:

Tel: 038 200 215 89
Tel: 038 200 215 55