Funksionalizohet fabrika e ujit në Dimcë të Hanit të Elezit

Prishtinë, 26.12.2023 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi dhe kryeshefsi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”, Jeton Shabani, kanë përuruar impiantin fabrikës së ujit në Dimcë të Hanit të Elezit.

Fbrika e ujit në Dimcë të Hanit të Elezit u funksionalizua, pasi puna në impiantin e ujit ka qenë jashtë funksionit prej se është ndërtuar në vitin 2010

Realizimi i punimeve u përkrah financiarisht nga programi i bashkëpunimit mes qeverive të Kosovës e Zvicrës dhe nga komuna e Hanit të Elezit.

Projekti i rehabilitimit të fabrikës në vlerë prej 453 mijë euro, siguron ujë të pijes për 5 mijë banorët e kësaj ane.

Fabrika ka kapacitet rreth 20 litra në sekond dhe tani kalon në menaxhimin e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni”.