Ftojmë qytetarët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të aplikojnë për subvencionim në sisteme diellore për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum

Ftojmë qytetarët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të aplikojnë për subvencionim në sisteme diellore për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, të financuar nga Komisioni Evropian.

Sistemet   për familje subvencionohen me 250 €/kWp dhe deri në 1,750.00 €

Sistemet   për biznese subvencionohen: Për kapacitetet instaluese 3-9 kWp, 250 €/kWp dhe deri në 2,000.00 €. Për kapacitetet instaluese 10 kWp ose më shumë, 200 €/kWp dhe deri në 6,000.00 €.

Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 200€ më shumë.

Aplikimi është i hapur deri më 31 maj 2024. Përmes kësaj mundësie, ju do të bëheni kontribuues në energjinë e ripërtëritshme.

Më shumë informata: http://tinyurl.com/DetajeteAplikimit