Dy kompani amerikane kanë dorëzuar ofertat për projektimin dhe ndërtimin e baterive

Prishtinë, 1 tetor 2026 – Dy kompani amerikane kanë dorëzuar ofertat për projektimin dhe ndërtimin e baterive dhe tani vijon vlerësimi, me synim nisjen e ndërtimit vitin e ardhshëm.

Me kapacitet prej 340 MWh në Istog dhe Ferizaj, po i afrohemi realizimit të një prej investimeve më të mëdha në sektorin e energjisë në dekadat e fundit.

Projekti është pjesë e Programit Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh, të bashkëfinancuar nga ShBA-ja përmes MCC-së dhe Qeveria e Kosovës.

Falënderojmë partnerët tanë amerikanë, MCC-së dhe ekipit të MCA-Kosovës për përkushtimin dhe punën e përbashkët për sigurinë energjetike të vendit tonë!