Njoftim

Prishtinë, 07.09.2023 – Ministria e Ekonomisë njofton se dy lloje të ndryshme të etiketave të energjisë për makinat rrobalarëse janë valide; etiketa e re ka klasën e energjisë A ose B, të përcaktuara nga kriteret e BE-së që nga viti 2021. Vetëm rrobalarëset me etiketa A ose B kualifikohen për subvencionim nga Ministria e Ekonomisë. Nëse keni një pajisje me etiketën e vjetër, ashtu si shihni në fotografi, nuk do të përfitoni nga ky program.

Ju lutemi të keni kujdes kur blini pajisjet e reja rrobalarëse dhe të siguroheni që ato kanë etiketën e energjisë të përshtatshme për të përfituar nga subvencionimi.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Thirrja për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, është ende e hapur:
Për t’u informuar më shumë rreth subvecnionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9
Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468