Territori i Kosovës lëkundet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnje dhe Hercegovinën

Prishtinë, 22.04.2022 – Ministria e Ekonomisë Bazuar në Rrjetin Sizmologjik të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, njofton se me datë 22.04.2022 në ora 23:07 sipas kohës lokale,
Bosna dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter.

Termeti ishte me intensitet VII ballë të Merkalit ku
thellësia hipoqendrore ishte 10 km ndërsa
epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat:
Latituda      43.05 N
Longitude  18.21 E

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.