Kryeministri Kurti dhe Ministrja Rizvanolli takuan Presidenten e BERZH-it, Renaud Basso

Prishtinë, 13.04.2022 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë pritur në takim Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud Basso.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BERZH-it, ku vëmendje e veçantë iu dha projekteve në zbatim e sipër, që janë të mbështetura nga BERZH-i.

Po ashtu, në takim u diskutua për Strategjinë e re të Energjisë, e cila është drejt finalizimit dhe për potencialin e vendit për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

Presidentja Basso theksoi se BERZH-i është i interesuar për të bërë edhe më shumë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, të efiçiencës së energjisë, zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe në përkrahjen e sektorit privat në Kosovë.