Tërmeti që goditi Shqipërinë u ndje dukshëm në Kosovë

Prishtinë, 10.04.2022 – Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, me datë 10.04.2022 në ora 02:58 sipas kohës lokale, Shqipëria është goditur me një tërmet me magnitudë 4.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V-VI ballë të Merkalit
Thellësia hipoqendrore ishte 7 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion 43.34 N ; 20.18 E, 9 km në jug-lindje të Bajram Currit, 15 km në jug-perëndim të Junikut, 20 km në jug perëndim të Gjakovës.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës P dhe JP të Kosovës.