Ministrja Rizvanolli zhvilloi takime me ministrat e Qeverisë së Bullgarisë

Prishtinë, 08.04.2022 – Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli gjatë qëndrimit në Sofje të Bullgarisëka zhvilluar takime me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Ekonomisë së Bullgarisë,Korneliya Ninova,  me Ministrin eInovacionit dhe Zhvillimit, Daniel Lorer si dhe me Ministrin e Energjisë, AlexanderNikolov.

Ministrja Rizvanollitha se Republika e Bullgarisë vazhdon të jetë partnere e fuqishme e Republikëssë Kosovës andaj këto takime veç se forcojnë edhe më shumë bashkëpunimet tonadrejt zhvillimit më të hovshëm ekonomik në sektorët të cilat i mbulojnë ministritëqë drejtojmë.

Gjatë takimit me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Ekonomisë, Kornelyia Ninova është diskutuar rreth sektorëveprioritarë të përbashkët që përfshijnë dixhitalizimin, inovacionin dheagrikulturën, sektorë këta që në të dy vendet kompletojnë njëra tjetrën dheofrojnë mundësi të shkëlqyeshme të bashkëpunimit.

Po ashtu e para eME-së është takuar me Ministrin e Inovacionit dhe Zhvillimit, Daniel Lorer me tëcilin ka diskutuar rreth sektorëve dinamikë të teknologjisë së informacionitdhe komunikimit të cilët përballen me sfida të ngjashme. Gjithashtu në këtëtakim u potencua mundësia e shkëmbimit  tëideve kreative dhe inovative në mënyrë që të stimulohet zhvillim më i hovshëm ikëtij sektori gjë që do të ndikoj edhe në zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Ndërsa në takimin qëministrja Rizvanolli pati me Ministrin e Energjisë, Alexander Nikolov u bisedua rreth zhvillimeve dhe sfidave të fundit në sektorin e energjisë me të cilat ështëduke u përballur jo vetëm rajoni por e gjithë Evropa. Gjithashtu në këtë takimu theksua edhe mundësia për thellim të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal nësektorin e energjisë, me fokus në rritjen e sigurisë së furnizimit me energjielektrike.