Mbahet takimi i parë me palët e interesit për hartimin e akteve nënligjore në fushën e shërbimeve elektronike

Prishtinë, 29.03.2022 – Bazuar në nenin 8 të Rregullores (QRK) Nr.05/2016 për Standardet Minimale për procesin e Konsultimit publik dhe Ligjit Nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, Ministria e Ekonomisë ka mbajtur takimin konsultativ me palët e interesit që do të zbatojnë drejtpërdrejt këto akte nënligjore që burojnë nga ky ligj.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për versionet fillestare që do të punohen nga akterë të ndryshëm nën Udhëheqjen e Ministrisë se Ekonomisë komfor Planit të Akteve nënligjore për vitin 2022.

Parashihet që pas përfundimit të tërësishëm të procesit të hartimit që konsiston në hartimin e akteve nënligjore, dhe mbajtjen e Konsultimit Paraprak dhe Konsultimit Publik, deri në fund të vitit 2022 këto akte nënligjore pritet të miratohen.

Pjesëmarrës në takimi ishin përfaqësues nga: Ministria e Ekonomisë, përfaqësuesi i Bankave që operojnë në Kosovë, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Oda Ekonomike Gjermane, Arkivat e Kosovës, STIKK dhe KCSF.