Ministrja Rizvanolli takoi ambasadorin jo-rezident të Bangladeshit

Prishtinë, 16.03.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur sot në takim Ambasadorin Jo-Rezident të Bangladeshit për Republikën e Kosovës, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Nga ana e saj, Ministrja Rizvanolli e ka njoftuar ambasadorin Mosharraf Hossain Bhuiyan me projektet që janë në procesin e realizimit në sektorët të cilët i mbulon Ministria e Ekonomisë, e me fokus të veçantë rreth sektorëve të energjisë dhe të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK).

Po ashtu, gjatë këtij takimi  është biseduar rreth zhvillimeve të fundit të këtyre sektorëve në Republikën e Kosovës dhe atë Bangladeshit.

Ministrja Rizvanolli dhe Mosharraf Hossain Bhuiyan kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve për zhvillim të përbashkët ekonomik të të dy vendeve.