ME shpall thirrjen për financimin e OJQ-ve në fushën e TIK-ut, Energjisë dhe sektorin minerar

Prishtinë, 14.03.2022 – Ministria e Ekonomisë (ME) ka shpallur thirrjen për mbështetje publike për financimin e  OJQ-ve në fushën e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit (TIK), Energjisë dhe sektorit minerar.

Ministria e Ekonomisë u bën thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në sektorët e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, Energjisë dhe Minierave, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e këtyre sektorëve strategjikë të rëndësishëm për promovimin e zhvillimit ekonomik.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është  17,000.00 €, ndërsa shuma  minimale  e  mbështetjes  financiare  që  mund  të  alokohet  për  çdo  projekt  individual  është 2,000.00 €, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 5,000.00 €.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është data 05.04.2022.

Më shumë informata mund të gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë:
https://me.rks-gov.net/sq/mbeshtetje-financiare-per-projektetprogramet-e-ojq-ve