Ministrja Rizvanolli priti në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu

Prishtinë, 15.02.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit ka pritur në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu, si dhe udhëheqësen e Departamentit të Ekonomisë të Ambasadës italiane në Kosovë, Daniela De Giorgi.

Gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Italisë, në veçanti në sektor të energjisë dhe në atë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Sektori i TIK-ut paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për zhvillim ekonomik të dyanshëm, duke inicuar sinergji të industrive si dhe mundësi për trajnim e aftësim të mëtejmë të fuqisë punëtore.

Bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë do të vazhdojë të konkretizohet si në nivel politik ashtu dhe në atë teknik, për zhvillimin e avancimin e projekteve të përbashkëta në këto sektorë.