Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE)

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës ka rol udhëheqës në kërkesat ligjore, administrative dhe rregullative për zhvillimin e projekteve të BRE-ve në Kosovë.
Ligji për Rregullatorin e Energjisë përcakton se ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese të ripërtëritshme u nënshtrohet procedurave të autorizimit nga ZRrE-ja. Asnjë aktivitet gjenerues nuk mund të kryhet pa marrë licencë të vlefshme nga ZRrE-ja, duke përfshirë autorizimin përfundimtar për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Aktivitetet e gjenerimit nën 5 MW përjashtohen nga kjo kërkesë.
Për më shumë detaje lidhur me BRE, kuquni në linkun e BRE-ve: https://reskosovo.rks-gov.net/sq/
Legjislacioni relevant i Qeverisë së Kosovës lidhur me energjinë, mjedisin dhe investimet:
Ligji për Efiçiencën e Energjisë
Ligji për Rregullatorin e Energjisë
Ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit
Ligji për Planifikimin Hapësinor
Ligji për Shpronësimin e Pasurive të Paluajtshme
Ligji për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës
Ligji për Performancën Energjetike në Ndërtesa
Ministria e Ekonomisë (ME)
Roli:
– hartimi i politikës zhvillimore të BRE
– identifikimi i potencialit të energjisë nga BRE-të
– mbikëqyrja e zbatimit të politikave për BRE
– përcaktimi i caqeve të BRE.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE)
Roli:
– zbatimi i kornizën rregullative
– Percaktimi i tarifave për BRE
– lëshimi, modifikimi, pezullimi apo tërheqja e licencave/autorizimit
– përgatitja e metodologjisë tarifore,
– hartimi i procedurave të autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë,
– lëshimi i certifikatës së origjinës;
– sigurimi që tarifat e transmisionit dhe shpërndarjes për kyçje dhe shfrytëzim të sistemeve të transmisionit dhe të shpërndarjes, të mos diskriminojnë energjinë elektrike me prejardhje nga BRE
Operatori i Sistemit të Bartjes (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)
Roli:
– Garantimi i lidhjes në sistem të çdo prodhuesi të ri të energjisë elektrike apo bashkëprodhimit nga BRE,
– Vlerësimi i kostos së lidhjes në sistem
– Përcaktimi dhe publikimi nga KOSTT (dhe OSSH) i rregullave standarde lidhur me ndarjen e shpenzimeve për instalimin e sistemeve, siç janë kyçjet në rrjet dhe përforcimet ndërmjet gjithë prodhuesve të energjisë elektrike që përfitojnë prej tyre.
Publikime
Strategjia e Energjise e Republikes se Kosoves 2022 2031
Letërkëmbimi në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës
Bilanci Vjetor i Energjise Elektrike dhe Termike per vitin 2020
Bilanci Vjetor i Energjise Elektrike dhe Termike per vitin 2019
Bilanci afatgjatë i energjisë elektrike 2017 – 2026 KOSTT
Vendburimet dhe shfaqjet e mineralizimeve të Pb-Zn-Cu në territorin e Kosovës
PLANI I VEPRIMIT I KOSOVËS PËR EFICIENCË TË ENERGJISË
Broshura – Burimet e Ripërtërishme të Energjisë
Vleresimi i potencialit energjetik të biomasës në Kosovë
Balanca Vjetore e Energjisë e Republikës së Kosovës për vitin 2016
Vlerësimi i potencialit energjetik
Balanca afatgjate e energjisë e Republikës së Kosovës 2015-2024
Balanca vjetore e energjisë e Republikës së Kosovës për vitin 2015
Balanca vjetore e energjisë e Republikës së Kosovës për vitin 2011
Balanca vjetore e energjisë në Republikën e Kosovës 2014
Balanci i energjisë i Republikës së Kosovës për vitin 2009
Lejet e shfrytezimit të pajisjeve energjetike 2014
Rregullore (MZHE) NR.01/2015 për Sistemin Informativ Unik për Resurset Minerale
Balanca Vjetore e Energjisë e Republikës së Kosovës për vitin 2013
Balanca Vjetore e Energjisë e Republikës së Kosovës për vitin 2012
Plani i dytë Kombëtar i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2013-2015 në Kosovë
Lejet e shfrytëzimit të pajisjeve energjetike 2012
Raporti i Progresit 2012 – Programi për Zbatimin e Strategjisë Minerare 2012-2014
Balanca afatgjate e energjisë e Republikës së Kosovës 2013 – 2022
Rregullore Nr.02/2012/mf për Tarifat në Qasje në Dokumente Publike
Balanca vjetore e Energjisë e Republikës së Kosovës për vitin 2010
Vlerësimi i potencialit energjetik
Balanca Afatgjate e Energjisë e Republikës së Kosovës 2015 – 2024
Trajnimi shtese për Auditorë të Energjisë
Projektet ,studimet e zhvilluara dhe të pritura në fushën e BRE dhe masat stimuluese
– Atllasi i Erës për Ballkanin duke përfshirë edhe Kosovën i realizuar nga KfW
– Potencialet e Kosovës për Gjenerim të Energjisë Ujore (PDF)
– Analiza teknike, financiare dhe mjedisore e HEC-it Nerodime 1
– Analiza teknike, financiare dhe mjedisore e HEC-it Lepenci II-2
– Analiza teknike, financiare dhe mjedisore e HEC-it Lumbardhi i Pejes 4
– Studimi për përgatitjen e të dhënave projektuese për sistemet e shfrytëzimit të energjisë diellore në Kosovë – 2010
– Studimi mbi zhvillimin e prodhimit të energjisë nga biokarburantet (2012)
– Fushata promovuese për EE dhe BRE (2012-2013)