Shpallet njoftimi për ankandin me energji solare fotovoltaike me kapacitet prej 100 MW

Prishtinë, 12.05.2023 – Ministria e Ekonomisë sot ka shpall ankandin “Procesi konkurrues për dhënien e çmimit të garantuar të blerjes për energjinë e prodhuar nga një central solar fotovoltaik (FV) prej 100 MW, i cili do të ndërtohet në pronë publike”.
Centrali solar fotovoltaik do të ndërtohet në zonën kadastrale të Kramovikut dhe Petkoviqit në Komunën e Rahovecit, e cila do t’i jepet me qira ofertuesit të përzgjedhur për një periudhë jo më të shkurtër se 30 vjet. 
Marrëveshja për blerjen e energjisë do të lidhet për një periudhë prej 15 vitesh me operatorin e  tregut, i cili garanton blerjen e detyrueshme të energjisë elektrike të prodhuar.
Dosja e tenderit mund të merret pas kërkesës me shkrim drejtuar personit kontaktues në Ministrinë e Ekonomisë, duke filluar nga data 16 maj 2023. Informatat teknike do te publikohen deri të hënën më 15 maj 2023.
Afati për dorëzimin e ofertave është më 15 gusht 2023, në ora 14:00 (CET), kurse data e hapjes së ofertave është më 18 gusht 2023, në ora 14:00 (CET).
Njoftimin për kontratë e gjeni në linkun në vijim: