Republika e Kosovës bëhet pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane
Prishtinë, 06.04.2024 – Ministria e Ekonomisë, përkatësisht Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, pas një pune intenzive të bërë me Shërbimin Gjeologjik Evropian (EuroGeoSurveys – EGS) ka arritur që t’i bind akterët relevant në kuadër të kësaj organizate, që Republika e Kosovës duhet të trajtohet njëjtë si të gjitha vendet e tjera të regjionit, pra të jetë e reflektuar si vend i veçantë në Hartën Gjeologjike Evropian.
Ky sukses është arritur dhe tashmë vendi ynë nën emërimin Kosovo, do të jetë i pasqyruar me kufijtë e saj të plotë administrativ pa fusnotë, si territor i veçantë, në kuadër të Hartës Gjeologjike Evropiane.
Shërbimi Gjeologjik Evropian (EuroGeoSurveys -EGS) është organizatë e cila në vete ka aktualisht rreth 37 vende anëtare dhe qëllimi i saj është që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të ofroj harta gjeologjike si dhe të dhëna të tjera relevante për proceset vendimmarrëse në kuadër të institucioneve evropiane. Ndërsa, Infrastruktura Evropiane e të Dhënave Gjeologjike (EGDI) në kuadër të EuroGeoSurveys (EGS) është platforma/data baza e cila siguron qasje në të dhëna gjeologjike pan-evropiane. EGDI është një data bazë qendrore dhe shumë e rëndësishme për funksionimin dhe bashkëpunimin në mes të gjithë anëtarëve në kuadër të Shërbimit Gjeologjik Evropian.
Burimi: https://tinyurl.com/KosovaNeEuroHartenGjeologjike