Përparim Fazliu një ndër përfituesit e subvencionimit të kaluar të sistemit diellor termik për ngrohjen e ujit sanitar

Prishtinë, 27.02.2024
Përparim Fazliu është një ndër përfituesit e subvencionimit të kaluar të sistemit diellor termik për ngrohjen e ujit sanitar nga Ministria e Ekonomisë.
Aktualisht kemi të hapur thirrjen për subvencionim të sistemeve të tilla për bizneset mikro, të vogla e të mesme (NMVM), me përkrahje të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Subvencioni mbulon 40% të vlerës investive, deri në 300€/m² e deri në 4,000 € total!
Për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohet 200 € më shumë në total, për biznes.
Thirrja vazhdon të jetë e hapur deri më 30 Prill 2024.