Ministrja Rizvanolli ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Malajzisë, Zahid Rastam

Prishtinë, 11.03.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar ambasadorin e ri jorezident të Malajzisë, Zahid Rastam, me të cilin kanë diskutuar rreth lidhjeve të mira diplomatike dhe ekonomike që kanë dy vendet.

Gjatë takimit u vlerësua se synimi i përbashkët është krijimi i partneritetit të fortë që lidhin bizneset e Kosovës dhe Malajzisë, duke inkurajuar investimet që do të thellojnë marrëdhëniet ndërqeveritare.

Ambasadori jorezident Rastam e njoftoi Ministren Rizvanolli se 6 nga 10 kompanitë kryesore fotovoltaike operojnë në Malajzi, duke e bërë vendin e tyre një nga prodhuesit kryesorë të energjisë diellore, e të cilët kanë filluar investimet që nga vitet e 70-ta.

Ndërsa, Ministrja Rizvanolli ka theksuar se Kosova ka nisur rrugën drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe të sigurt, investimet tona të planifikuara në energjinë e ripërtëritshme, po hapin rrugën për investime të reja dhe një të ardhme të qëndrueshme në fushën e energjisë.

Në këtë takim njoftues u dakorduam të shtyejnë përpara mundësit e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malajzisë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në fushën e energjisë diellore.