MEM në konferencën regjionale për efiçiencë të energjisë
Prishtinë, 20 mars 2009- Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) i udhëhequr nga zv.ministri Dr. techn. Blerim Rexha dhe bashkëpunëtorët Dr.techn. Bedri Dragusha dhe Nezir Myrtaj kanë marrë pjesë në konferencën regjionale për siguri dhe efiçiencë të energjisë që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.










