Ministrja Pula vizitoi Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Prishtinë
Prishtinë, 8 mars 2010 - Me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka - Pula, e shoqëruar nga zonja e kryeministrit, Lumnije Thaçi dhe deputetja Teuta Hadri kanë vizituar sot Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Prishtinë, me ç’rast grave që aktualisht strehohen në këtë qendër u ka ndarë nga një dhuratë modeste.










