Ministrja Pula vizitoi TC Kosova B i cili gjendet në remont
Prishtinë, 27 korrik 2010 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula e shoqëruar nga këshilltari politik Faik Nahi, kryetari i Bordit të KEK-ut Fadil Çitaku, Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe menaxherë tjerë të gjenerimit dhe TC Kosova B, ka zhvilluar sot një vizitë në TC Kosova B, ku është njoftuar me punimet që po bëhen në remontin e këtij termocentrali.










