Takohen grupet punuese për dekomisionimin e Termocentralit Kosova A
Prishtinë, 3 shtator 2010 - Sot në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave është mbajtur takimi i katërt punues lidhur me procesin e dekomisionimit të Termocentralit “Kosova A” dhe i pari që nga formimi i grupeve punuese, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga MEM, MEF, MMPH, MPMS, MIE, ECLO, BB, USAID, KEK sh.a, etj.





