Beqaj: Plotësimi i kornizës legjislative arritja kryesore e 2011-s
Prishtinë, 27 dhjetor 2011 - Plotësimi i kornizës legjislative në fushën e ekonomisë, opinioni pozitiv i Traktatit të Komunitetit të Energjisë lidhur me ankesën e KOSTT dhe realizimi i 96 për qind i parashikimeve buxhetore të MZHE-së janë vlerësuar ndër sukseset kryesore të ministrisë për vitin 2011 nga ana e ministrit Besim Beqaj.










