Beqaj: Zhvillimi i sektorit privat prioritet i Qeverisë
Prishtinë, 23 gusht 2012 - Synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që sektori privat të bëhet bartës i zhvillimit ekonomik të vendit, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë vizitës që i bëri kompanisë “Abi” në Prizren.








