Beqaj uron minatorët dhe menaxhmentin e Trepçës
I nderuar z. Shala, Më lejoni që në emër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik juve dhe të gjithë minatorëve të Kosovës të ju uroj javën e Minatorëve.
I nderuar z. Shala, Më lejoni që në emër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik juve dhe të gjithë minatorëve të Kosovës të ju uroj javën e Minatorëve.
Prishtinë, 20.02. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka shpalosur sot programin e MZHE-së para asociacioneve të biznesit dhe ka njoftuar ata në mënyrë të detajizuar me projektet të cilat aktualisht është duke i zhvilluar kjo ministri, ndërsa është diskutuar mundësia e përballimit sa më të mirë të krizës ekonomike që ka përfshirë vendet e Evropës.
Prishtinë, 20.02. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, me theks të veçantë situatën energjetike.
Prishtinë 16 shkurt 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur Edwin Loughin Ambasador i Kanadasë me seli në Zagreb. Takimi ka pasur fokus diskutimin e mundësive të bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve.
Prishtinë, 16 shkurt 2012 - Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik gjatë këtij viti do të subvencionojë Ndërmarrjen “Termokos” me 3 milionë euro.
Prishtinë, 14.02. 2012 - Raporti i panelit të ekspertëve të pavarur përkrahë Projektin TC “Kosova e Re” me komponentët e saj, duke rekomanduar që Qeveria e Kosovës të shkojë përpara me projektin e propozuar sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim të përmirësimit të sigurisë së energjisë elektrike dhe ndotjes së mjedisit, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Prishtinë, 06 shkurt 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka vlerësuar përkushtimin e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të cilët në këto kushte të motit të keq po bëjnë maksimumin e mundshëm për t’i siguruar vendit furnizim sa më stabil me energji elektrike, ndërsa qytetarëve u ka bërë thirrje për kursim të energjisë.
Prishtinë, 01 shkurt 2012 - Paneli i pavarur i ekspertëve, i caktuar për të shqyrtuar projektin e propozuar të gjenerimit të energjisë elektrike në Kosovë ka ardhur në përfundim se projekti është në përputhje me të gjitha gjashtë kriteret e Bankës Botërore, të cilat merren parasysh me rastin e konsiderimit të mundësisë së përkrahjes për projektet e termocentraleve me linjit. Këto gjetje sot i janë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore.
Prishtinë, 31 janar 2012 - Komiteti Qeveritar për Privatizimin (KQP) e KEDS, në mbledhjen e mbajtur sot, në prani të monitorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, ka aprovuar pakon finale tenderuese dhe skemën e transferit me të cilën tashmë janë pajtuar edhe investitorët parakualifikuar (Elsewedy, Calik, Limak dhe Taib Bank) në procesin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK (KEDS).
Prishtinë, 31 janar 2012 - Iniciativa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe e PTK-së për nderimin e heronjve të lirisë me emetimin e një pulle postare, është vetëm një detyrë e vogël e institucioneve të Kosovës për veprën e madhe të këtyre dëshmorëve, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.