Beqaj, 2012 vit i investimeve publike
Suharekë, 26.11. 2012 - Ky vit është vit i investimeve në sektorin publik, ku Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me donatorë por edhe me projekte komunale ka shpenzuar më se 85 milionë euro në ujësjellës, rrugë, kanalizime, në projekte të cilat e bëjnë jetën e qytetarëve të Kosovë më të mirë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.









