Kosova dhe Mali i Zi synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik
Prishtinë, 22.04.2013 - Kosova dhe Mali i Zi së shpejti do të organizojnë një Forum Biznesor me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kjo është bërë e ditur gjatë takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka zhvilluar sot në Podgoricë me ministrin e Ekonomisë të Malit të Zi, Vladimir Kavariç.









