Goldstein dhe Baker informohen për Konferencën e Donatorëve për Energjinë
Prishtinë, 13.05.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në takime të ndara Ellen Goldstein - Drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, e cila shoqërohej nga menaxher i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovës - Jan-Peter Olters dhe Jeffrey Baker Drejtor i Zyrës për Evropë dhe Euro-Azi në Thesarin e SHBA-së, me të cilët ka diskutuar zhvillimet e fundit ekonomike në vend, me theks të veçantë përgatitjet për “Konferenca e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën”, që do të mbahet nesër në Prishtinë.










