Beqaj: Industria e drurit premtuese për vende të reja pune
Prishtinë, 24.04.2013 - Qeveria e Republikës së Kosovës në agjendën e vet e ka forcimin e sektorit privat që nënkupton zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj në hapje të Panairit të mobilierisë “Natyra 2013”, në të cilën janë prezantuar produkte druri nga Kosova, Shqipëria, Italia etj.









