Nesër mbahet Konferenca e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën
Prishtinë, 13.05.2013 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovës organizon nesër “Konferencën e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme në Kosovë”, që ka për qëllim t’i japë shtytje dhe të sigurojë mbështetje për projektet në fushën e energjisë me fokus Burimet e Ripërtritshme të Energjisë dhe Efiçiencën e Energjisë.










