Ministri Beqaj vizitoi kompanitë Solid dhe Hidroregjioni Jugor Sh.A
Prishtinë, 02.04.2013 -Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka vizituar sot fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor Sh.A”, në Prizren me ç’rast për së afërmi është informuar me punën e tyre dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet këto kompani.








