BDP (mil. euro)
6,296.9 6,674**
6,296.9 6,674**
Prishtinë, 03.02.2014 - “ “Trepçën” duhet trajtuar ndryshe nga ajo se si është trajtuar deri më tash. Duke vlerësuar rekomandimet që ka bërë komisioni i ekspertëve bazuar ne rekomandimin e Kuvendit të Kosovës që të nxirret një ligj për “Trepçën” sipas së cilit “Trepçën” do të mund të listohet në listën e Ndërmarrjeve Publike, ku Qeveria dhe Kuvendi do të kishin pronësinë mbi këtë kompleks“, këto komente i ka bërë ministri i zhvillimit ekonomik Fadil Ismajli gjatë një tryeze diskutimi me temën “Statusi pronësor i Kompleksit “Trepçën” - Rruga përpara për të promovuar një strategji të re të investimeve për ringjalljen e saj “, organizuar nga Konzorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID.
Prishtinë, 31.01.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Milijan Majhen i shoqëruar nga Marko Agrezh, drejtor teknik i kompanisë “ Termoelektrana Trbovlje” dhe Igor Kushtirin profesor në Universitetin e Lubjanës.
Prishtinë, 30.01.2014 - Agjencia Gjeologjike e Kosovës (MZHE) dhe Instituti Gjeologjik i Kroacisë nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi në Shkencat Gjeologjike, në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe Ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.
Prishtinë, 30.01.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Odën Ekonomike të Kosovës ku u takua me kryetarin, Safet Gërxhaliu, menaxhmentin dhe Anëtarët e Këshillit Drejtues të OEK-ut, me të cilët ka diskutuar për aktualitetin ekonomik në vend.
Prishtinë, 29.01.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot Hans Ulrich Sudbeck, Drejtor i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i shoqëruar nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Bloomayer.
Prishtinë, 24 janar 2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës të kryesuar nga kryetari i saj Bujar Kadriu.
Prishtinë, 22.01.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka pritur sot një delegacion francez në përbërje të së cilit ishin Senatori Alain Richard, Ambasadorja e Francës në Kosovë Maryse Daviet, Kryesuesi i Departamentit Ekonomik Regjional në Ambasadën e Francës në Bullgari, Jean-Marie Demange dhe përfaqësues të kompanive.
Prishtinë, 21.01.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me të cilin ka diskutuar për furnizimin me ujë dhe për çështjet tjera që mbulohen nga MZHE dhe Komuna e Prishtinës.
Prishtinë, 15.01.2014 - Paralel projekteve energjetike që kanë efekt direkt dhe të menjëhershëm në kualitetin e ajrit, Qeveria e Kosovës është zotuar që në vitet në vijim të sigurojë më shumë energji nga Burimet e Ripërterishme dhe të kursej energjinë përmes projekteve të ndryshme të Efiçiencës së Energjisë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.