MZHE organizoi punëtori për e-Payment and e-Envoicing
Prishtinë, 28.02.2014 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me asistencën teknike të TAIEX të Komisionit Evropian me 27 dhe 28 shkurt kanë organizuar në Prishtinë punëtorinë dy ditore me temën: Pagesat elektronike dhe Faturat elektronike (e-Payment and e-Envoicing), ku morën pjesë mbi 40 përfaqësues të nivelit menaxherial dhe profesional të institucioneve të ndryshme vendore dhe ekspertët e TAIEX-it nga Franca, Portugalia dhe Estonia.









