Komiteti Drejtues i Projektit TC Kosova e Re aprovoi hapjen e Ofertës Financiare
Prishtinë, 30.01.2015 - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) Termocentralit “Kosova e Re”, (TCKR), i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, mbajti takimin e radhës ku u prezantuan rezultatet e vlerësimit të ofertës së përputhshmërisë të dorëzuar nga ofertuesi Contour Global.










