Qeveria synon fonde të veçanta për EE dhe BRE
Prishtinë, 30.03.2015 - Kosova ka kapacitetet e vjetërsuara të gjenerimit të energjisë, andaj ka nevojë për kapacitete të reja gjeneruese në mënyrë që të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, mirëpo është e nevojshme që të investohet në komponentët e rëndësishme siç janë Efiçienca e Energjisë dhe Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.









