Qeveria mbështet zhvillimin e kompanive të sektorit minerar
Prishtinë, 13.07.2016 - Potenciali minerar që ka Republika e Kosovës nuk është shfrytëzuar në kapacitet që ka, andaj Qeveria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë që të krijojë kushte më të favorshme për kompanitë e sektorit minerar me qëllim të shfrytëzimit të këtyre resurseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.









