Stavileci: Ekonomia e dijes garantuese e zhvillimit ekonomik
Prishtinë, 26.01.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ka mbajtur një ligjeratë para studentëve të Kolegjit Iliria në Prishtinë, ku ka paraqitur investimet që janë bërë në vend me synim fuqizimin e ekonomisë, përmes teknologjisë informative dhe inovacionit, ngase Kosova rangohet në vendet me përparësi bazuar në kapacitetin rinor që ka.








