Parku teknologjik do t’i japë shtytje zhvillimit të TIK
Prishtinë, 23.02.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka ripërsëritur mbështetjen e tij për Inovacion dhe Teknologji Informative, duke shtuar se ky sektor tashmë është në agjendën qeveritare si pjesë e pandashme e strategjisë së zhvillimit ekonomik, respektivisht ekonomisë kreative, e cila do të mundësohet përmes ideve që mundëson fusha e TIK-ut.









