Stavileci prezanton në Londër mundësitë për investime në energji, miniera dhe TIK
Prishtinë, 03.11.2016 - Një delegacion i lartë i Qeverisë së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa, pjesë e të cilit është edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mori pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u mbajt në Londër.










