Stavileci paralajmëron fizibilitetin për ngrohjen qendrore të Drenasit
Mundësia e zhvillimit të projekteve të përbashkëta, e veçanërisht zhvillimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Komunën e Drenasit, ka bërë që sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga zëvendësi i tij Gani Koci dhe bashkëpunëtorë të tjerë të takohen me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.








