Kosova nis hapat drejt anëtarësimit në EITI
Tiranë, 22.04.2017 - "Kjo nismë
Tiranë, 22.04.2017 - "Kjo nismë
Prishtinë, 20.04.2017 - Pikërisht në vitin që nisi kriza financiare globale ne themeluam shtetin dhe u munduam të rimëkëmbim ekonominë tonë pothuajse nga zero dhe anën tjetër në botë ndodhën disa ngjarje dhe po ndodhin, të cilat kanë ndikuar në rrjedhat e ekonomisë dhe politikës, ka deklaruar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në hapje të konferencës ndërkombëtare “Bota pas BREXIT dhe Trump”.
Prishtinë, 18.04.2017 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) në bashkëpunim me USAID-in, sot organizuan forumin e nivelit të lartë për energjinë “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”.
Prishtinë, 05.04.2017 - Ne si Qeveri jemi të përkushtuar në rritjen e shërbimeve publike online, në rritje të transparencës dhe llogaridhënies, duke i shtuar çdo herë edhe informacionet online si dhe shërbimet për qytetarë dhe biznese siç janë e-prokurimi me qellim dhe në bashkëpunim me sektorin e biznesit do të zbatojë politika që do të parandalonin keqpërdorimet dhe korrupsionin, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj - Gashi, në Forumin e tetë Infocon Albania që është mbajtur në Tiranë.
Prishtinë, 05.04.2017 - Kompania e njohur turke në sektorin minerar ESAN me iniciativë të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka prezantuar sot para Komisionit Ndërministror mundësitë dhe planet e saj investive në Republikën e Kosovës dhe akterëve tjerë institucionalë që mund të prekin këto investime potenciale.
Prishtinë, 04.04.2017 - Kosova ka pasur Strategji për sektorin minerar dhe infrastrukturë ligjore e cila e rregullon këtë fushë, por kemi dashur që të kemi angazhime dhe projekte konkrete me të cilat do të ndryshojë fotografia e sektorit minerar në vendin tonë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Prishtinë, 30.03.2017 - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit/OST të Republikës së Shqipërisë dhe Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT sh.a.
Prishtinë, 28.03.2017 - Qeveria e Kosovës ka pasur Bankën Botërore, por edhe partnerë të tjerë bashkudhëtues në krijimin, dizajnimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për sektorin e energjisë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në konferencën e përbashkët për media me Ministrin e Financave Avdullah Hoti dhe zëdhënësin e delegacionit të drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore, Maximo Torero, në fokus të së cilës ishin zhvillimet në sektorin e energjisë.
Prishtinë, 28.03.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka shoqëruar delegacionin e drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore në vizitën që ata i bënë sot termocentraleve Kosova A, Kosova B, Mihjen e Sibovcit dhe hapësirës ku planifikohet të ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”.
Prishtinë, 23.03.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka takuar Elena Petrovska drejtuese e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim BERZH, me të cilën ka biseduar për investimet në fushën ekonomike, me theks të veçantë në fushën e energjisë dhe minierave.