Lluka: Strategjia e Energjisë udhërrëfyes i politikave dhjetëvjeçare për sektorin e energjisë
Prishtinë, 06.10.2017 - Qeveria e Kosovës në mbledhjen sotme ka aprovuar Strategjinë e Energjisë së Kosovës 2017-2026, të cilën e ka prezantuar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me ç’rast tha se ky dokument synon krijimin e një sektori të zhvilluar të energjisë, të padëmshëm për mjedisin dhe shëndetin, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenies shoqërore në Kosovë në kuadër të një tregu të lirë dhe konkurrues të energjisë.





