150 gra në Kosovë u trajnuan në kuadër të pilot projektit të Bankës Botërore për punë në internet, planifikohet faza e re me partnerët vendorë
Prishtinë, 13 shkurt 2017 - Banka Botërore dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Republikës së Kosovës kanë përfunduar pilot projektin Gratë në Punë në Internet (Women in Online Work - WoW), i cili ndihmoi që të trajnohen mbi 150 gra të reja, të papuna apo të nënpunësuara, në shkathtësi të cilat janë të kërkuara nga tregu me rritje të pafund i punës së pavarur (freelancing) në internet.








