Finalizohet projekti më i madh në sektorin e ujërave, Prishtina furnizim me ujë 24 orë
Prishtinë, 17.03.2017 - Prishtina do të ketë furnizim të rregullt me ujë falë fabrikës të re për përpunimit e ujit që u inaugurua sot në Shkabaj, ndërsa përfitues direkt nga ky projekt do të jenë edhe banorët e komunave si Fushë Kosova, Obiliqi, Graqanica, Lipjani, Podujeva dhe disa fshatra të Vushtrrisë. Kapaciteti përpunues i fabrikës do të jetë 700 litra/sekondë, ndërsa vlera e projektit arrin në 35 milionë euro.








