• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5472 blog entries.

    Investitorët italianë të interesuar për investime në Kosovë

    Prishtinë, 08.11.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot Drejtoreshën e Italian Trade Agency (ITA) për Shqipëri dhe Kosovë, Elisa Scelsa me bashkëpunëtorë, agjenci e cila merret me promovim dhe ndërkombëtarizim të kompanive italiane.

    By |2017-11-08T08:55:40+00:008 Nëntor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Lluka mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

    Prishtinë, 06.11.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka të hënën mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili po mbahet për herën e 14, ku udhëheqës shtetërorë nga rajoni dhe më gjerë dhe figura të rëndësishme nga fusha e politikes dhe biznesit debatojnë për çështje të rëndësisë globale. Sesioni i sivjetshëm u fokusua në bashkëpunimin rajonal si pjesë e integrimeve evropiane dhe zhvillimin e teknologjisë informative.

    By |2017-11-06T13:28:06+00:006 Nëntor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Lluka: Së shpejti licenca për energji solare

    Prishtinë, 02.11.2017 - Shumë shpejt do t’i hapim rrugën licencave për energji solare. Hapi tjetër do të jetë zgjerimi i këtyre licencave përmes ankandit në mënyrë që të marrim ofertën më të mirë. Janë rreth 100 milionë euro që do të futen për këto projekte”, kështu ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, në Tryezën organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me temë “Tërheqja e investimeve të huaja direkte”.

    By |2017-11-02T15:42:35+00:002 Nëntor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Lluka: Të fokusohemi te investimet e huaja në sektorin e prodhimit

    Prishtinë, 01.11.2017 - Duhet të fokusohemi tek investimet e huaja në prodhim, ngase ato jo vetëm që ulin papunësinë në mënyrë direkte, por edhe e zvogëlojnë importin dhe rrisin eksportin, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka në tryezën “Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë”, të organizuar nga Forum 2015.

    By |2017-11-02T08:40:21+00:002 Nëntor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Tregu i përbashkët energjetik fokus i takimit Lluka – Minxhozi

    Prishtinë, 31.10.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në sektorët që janë përgjegjësi e MZHE-së, me theks të veçantë në energjetikë, përkatësisht themelimin e tregut të përbashkët energjetik, për çka janë duke i përgatitur dokumentet e nevojshme, të cilat pritet të finalizohen në takimin e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

    By |2017-10-31T13:53:56+00:0031 Tetor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Lluka angazhohet për zgjidhje të qëndrueshme për ndërmarrjet publike

    Prishtinë, 27.10.2017 - Nën drejtimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Komisioni Ndërministror për ndërmarrje publike me përbërjen e re ka mbajtur takimin e parë, ku janë shqyrtuar dhe janë marrë një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me këto ndërmarrje.

    By |2017-10-27T07:59:40+00:0027 Tetor, 2017|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top