Ndërmarrjet e Republikës po bëhen pjesë e regjistrit të pronës publike
Prishtinë, 24 korrik 2026 – Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Kryeministrit bashkorganizuan një tryezë informuese me përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike për të avancuar Regjistrin Unik të Pronës Publike. Falë kësaj nisme, Gjeportali Shtetëror do të shënjojë me përpikëri pronat e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, foli për rëndësinë që ka administrimi i duhur i pronës për qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve publike dhe të shërbimeve që ato ofrojnë. Ai theksoi domosdoshmërinë për punë të ndërgjegjshme në përputhje me ligjin dhe interesin publik.
Në tryezë morën pjesë drejtorja e Zyrës së Administrimit të Pronës Publike, znj. Albana Shala-Bunjaku, u.d. drejtorit të Njësisë për Ndërmarrjet Publike, Dëfrim Pllashniku, si dhe u.d. drejtorit të përgjitshëm i Agjencisë Kadastrale, Faik Kelmendi. Ata folën për detyrimet që rrjedhin nga Ligji për Pronën Publike dhe nevojën e bashkërendimit me institucionet shtetërore.
Ndërmarrjet publike kanë obligim ligjor të harmonizojnë të dhënat pronësore dhe t’i publikojnë ato në Gjeoportalin Shtetëror, për të siguruar transparencën dhe për të rritur vlerën afatgjatë të pronës. Ato do të punojnë gjithashtu për të standardizuar dhe për të njësuar menaxhimin e pronës, duke përfshirë procedurat e vlerësimit, shfrytëzimit dhe të qiradhënies.



