Ministrja Rizvanolli takoi përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane dhe KFW-së, diskutojnë për vazhdimin e projekteve ekzistuese

Prishtinë, 30.04.2025 – Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryeshefi i Ndërmarrjes hidro-ekonomike “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka, janë takuar sot me përfaqësuesit nga Ambasada Gjermane dhe banka zhvillimore KFW, Daniel Alker, Kushtrim Nimani, Moritz Remé, Blin Berdoniqi dhe Premtim Islami, për të diskutuar hapat e radhës në projektet që po i zhvillon Ministria e Ekonomisë me këta partner.

Me këtë rast ministrja Rizvanolli tha se fokusi ishte tek vazhdim i projekteve ekzistuese, si dhe tek mundësitë për bashkëpunim në projekte të reja.

“Uji dhe energjia janë thelbësore për jetën e qytetarëve dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Prandaj, është gjithmonë e rëndësishme të vazhdojmë të forcojmë partneritetet që na ndihmojnë të avancojmë në këto fusha”, tha ajo.

Mbështetja nga Gjermania, edhe përmes KFW-së, sipas Rizvanollit mbetet një shtyllë e rëndësishme në rrugëtimin e zhvillimit të vendit tonë.